Durrës, po ndërhynte në rrjetin elektrik, aksidentohet rëndë një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2014, 17:20
Durrës-Një person është aksidentuar rëndë, ndërsa ishte duke ndërhyrë në rrjetin elektrik pranë një kabine elektrike.Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në Durrës, nga ku mësohet se shtetasi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.