Bulevardi, Bozdo: Rama i kërkoi Abu Dabit të presë financimin

Bashkia e Tiranës akuzon qeverinë Rama se pas bllokimit të buxhetit po investon me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.Përmes një njoftimi për shtyp nënkryetari i kësaj bashkie, Enno Bozdo thotë se  "Rama i  kërkon Abu Dabit të ndërpresë financimin e ndërtimit të bulevardit""Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit," tha Bozdo në një prononcim nga Bashkia e Tiranës. Deklarata e plotë e Enno Bozdos Edi Rama po investohet ditë për ditë dhe me çdo mjet për të bllokuar ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës.Në dhjetor 2013 bllokoi fondin për shpronësimet, në shkurt 2014 urdhëroi në mënyrë të jashtëligjshme INUK, siç e dëshmoi dhe vendimi i Gjykatës Administrative të bllokojë punimet. Në mars, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës, Rama bllokon sërish punimet për ndërtimin e bulevardit. Paralelisht me keqpërdorimin e INUK për bllokimin e punimeve, Edi Rama urdhëroi prefektin të bllokojë buxhetin e Tiranës. Akti i fundit, më i rëndi dhe më i paimagjinueshmi, është kërkesa që Edi Rama i ka bërë Fondit të Abu Dabit për të ndërprerë financimin e projektit më të rëndësishëm të Tiranës në 70 vitet e fundit.Çdo kryeministër normal do të angazhohej për avancimin e punimeve të një projekti kaq të rëndësishëm dhe me ndikim kaq të madh për jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e kryeqytetit të vendit. Është ky një rast i paprecedent në botën e qytetëruar që një kryeministër i nisur thjesht dhe vetëm nga politika e verbër e konfliktit dhe xhelozia, të kërkojë ndërprerjen e financimit për një projekt që i shërben qytetarëve.Pas bllokimit të buxhetit, ky është akti i dytë më i rëndë që ndërmerr Edi Rama kundër qytetarëve të Tiranës, të cilëve deri tani u ka ofruar vetëm bllokime dhe konflikte. Kronologjia e bllokimit të bulevardit: 1.  Bllokimi i VKB për shpronësimet në dhjetor 2013.2.  Bllokimi i projekt-buxhetit. Këshilltarët e majtë kërkuan me ngulm heqjen e zërit tëfinancimit për projektin e bulevardit.3. Në shkurt 2014 bllokimi nga INUK i punimeve i cilësuar i jashtëligjshëm nga Gjykata4. Në mars 2014 edhe pasi Gjykata Administrative kishte dhënë masën e sigurisë përprojektin dhe kishte autorizuar vazhdimin e punimeve,  INUK bllokon sërish punimet.5.  Bllokimi nga ana e Prefektit  e buxhetit të Bashkisë 2014-2015.6.  Bllokimi i procedurave të financimit nga Ministria e Financave përcaktuar në  marrëveshjen ndër-qeveritare të ratifikuar në Parlament me Ligjin Nr. 150/2013 datë 06.05.2013 me financuesit e projektit Fondin e Abu Dabit.