Avionë rusë në Ukrainë, G7 sanksione të reja Rusisë
Kiev- Tensionet në Ukrainë sa vijnë e rriten, ndërsa Kievi po i frikësohet një ndërhyrje ushtarake nga ana e Rusisë. Alarmi vjen në një kohë kur u raportua se avionë rusë u futën disa herë dje në hapësirën ajrore ukrainase.Një zëdhënës i Pentagonit Kol Steven Uorren bëri thirrje Moskës të "marrë hapa të menjëhershme për të qetësuar situatën".Ai tha se brenda 24 orëve avionët rusë kishin thyer disa herë hapësirën ajrore të Ukrainës, por nuk dha hollësi se ku u kryen inkursionet apo synimet e operacioneve të tilla. Fluturimet ruse kryhen ndërkohë që Rusia ka shtuar manovrat ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.Sekretari amerikan i Mbrojtjes Çak Hagëll më herët e përshkroi aktivitetin rus në kufirin ukrainas si mjat të rrezikshëm dhe provokativ.Po dje, separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore ndaluan një ekip vëzhguesish ushtarakë ndërkombëtarë.Separatistët morën nën kontroll një autobus me të paktën 13 vetë nga Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë pranë qytetit Sloviansk.Kryebashkiaku i vetëshpallur i Slovianskut tha se grupi u ndalua pasi me to udhëtonte një zyrtar ushtarak ukrainas. Ndërkohë përballë kësaj situate, Një deklaratë e përbashkët e G7 thekson se Rusia nuk ka ndërrmarrë asnjë hap kontret për zbatimin e marrëveshjes së gjenevës dhe se grupi po diskuton vendosjne e sanksioneve të reja."Për shkak të zgjehdjeve presidenciale të majit në Ukrainë, të cilat duhet të zhvillohen në një atmosferë paqësore dhe demokratike, ne jemi të angazhuar të veprojmë menjëherë për të intensifikuar sanskione dhe masat ndaj veprimeve të Rusisë," lexon deklarata e G7.Burimet të shtëpisë së bardhë thanë se sanksionet mund të vendosen prej së hënës. Por nuk dihet se në cformë do të jenë sanksionet, të cilat deri më tani kanë konsistuar në ndalim l;evizjes dhe ngrirje e aseteve fiunanciare për zyrtarë rusë./sg/oranews/