Dakota, këlyshi më i bukur në Itali

Ai quhet Dakota dhe është vlerësuar nga juria 'Pro Plan cup Cuccioli dell'anno' si këlyshi më i bukur. Ky eveniment është një ndër më të rëndësishme në Europë dhe në manifestimin që u zhvillua dje në Rimini mblodhi 1500 lloje qensh të 140 racave të ndryshme.Pas kësaj medaljeje Dakota do të konkurojë edhe në një konkurs tjetër Cruft's 2014, një prej manifestimeve më të mëdha ndërkombëtare.