Pr/ligji i ri: Nishanit i hiqet kompetenca për shefin e SHIU-t

Tiranë- Qeveria “Rama” ka depozitur një pr/ligj të ri me anë të të cilit Presidentit do t’i hiqet një tjetër kompetencë, pas asaj për propozimin e kreut të ILDKP-së.Qeveria ka depozituar në Kuvend një pr/ligj i cili shfuqizon ligjin e vitit 2012 të ish-qeverisë së djathtë, për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ish Shërbimit Informativ të Ushtrisë (që me ligjin e vitit 2012) quhet Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM)Me anë të këtij drafti, i cili është publikuar sot në gazetën Panorama mazhoranca nuk ka pse t’i kërkojë Presidentit të Republikës lirimin e drejtorit të Përgjithshëm të AIM-së.Me ligjin e ri shefi i këtij Shërbimi inteligjent mund të lirohet dhe të emërohet vetëm nga ministrja e Mbrojtjes pa dekret nga kreu i shtetit.Aktualisht në krye të këtij shërbimi është Ylli Dogjani.Shërbimi i Inteligjencës i Ushtrisë është përfshirë së fundmi në një debat politik për informacionet e dhëna për trafikun e drogës në bazat ushtarake dhe disa javë pasi shpërthyen qeveria e majtë depoziton në Kuvend një nismë ligjore me anë të së cilës në relacionin e ligjit thuhet se “Në kuadër të direktivës së Këshillit të Ministrave Zbërthyer në programin e punës së Ministrisë së Mbrotjjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA është ndërmarrë procesi i reformimit që ka të bëjë me reformën e plotë të kuadrit ligjor të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së kësaj agjencie dhe qartësimin e veprimtarisë informative bazuar në legjislacion të qartë dhe të harmonizuar me legjislacionin kombëtar.Ndryshimet në ligjMe ligjin e vitit 2012, në pikën 2, dhe pikën 3 të nenit 9 thuhej se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) është ushtarak dhe mban gradën “Gjeneral Brigade/Kundëradmiral i Lartë dhe emërohet dhe lirohet nga detyra nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrisë.Në pr/ligjin e ri neni 9 pika 3 dhe pika 4 thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) është ushtarak aktiv dhe emërohet dhe lirohet nga detyra nga ministri i Mbrotjes./sg/oranews/