Zbulohen detajet e Motorola Moto E, ja karakteristikat e tij
Janë shfaqur në internet detajet e telefonit Moto E të modelit Motorola, i cili pritet të jetë telefoni inteligjent më i lirë i kompanisë. Faqja online spanjolle Xataka ka zbuluar këto detaje duke dhënë disa karakteristika.Ndër detajet e zbuluara janë procesori me dy bërthama me frekuencë 1.2GHz, memoria RAM 1GB, memoria e brendshme e telefonit 4GB, ekrani me përmasa 4.3 inç me rezolucion 720 pikselë dhe kamera e pasme 5 megapikselë.Një ndër karakteristikat më të veçanta të këtij telefoni është se ai është më i hollë nga versionet e tjera. Në krahasim me telefonin Moto G, parametrat e Moto E janë më të ulëta prandaj dhe çmimi i tij pritet të jetë dhe më i ulët.Nga ana softuerike thuhet se telefoni i modelit Motorola do të përdorë sistemin operativ Android.