SHBA dhe BE përshëndesin votimin e Gjykatës Speciale

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton përmes një njoftimi për mediat deklaron se ky vendim do ta forcojë sundimin e ligjit, ndërsa ka përgëzuar deputetët dhe liderët e Kosovës për vendimin e vështirë që kanë marrë.“E mirëpres votimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës që mbështet mandation tranzicional të EULEX'it dhe që konfirmon përkushtimin për themelimin e një Gjykate Speciale që do të gjykojë rreth pohimeve të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të vitit 2011. I përgëzoj qeverinë dhe anëtarët e Kuvendit për lidershipin e tyre dhe përkushtimin për drejtësinë të demonstruar rreth këtij vendimi të ndjeshëm dhe të vështirë. Vendimi që u mor nga Kuvendi do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do ta përmirësojë kredibilitetin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.Duke marrë këtë vendim liderët e Kosovës janë përcaktuar për një të ardhme europiane për Kosovën dhe qytetarët e saj”thekson Ashton.Ndërkaq Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey an Jacobson, përmes rrjetit social twitter e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën, miratimin e themelimit të Gjykatës së posaçme për krimet e luftës dhe vazhdimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës dhe zgjatjen e mandatit të EULEX-it me 89 vota për, 22 kundër dhe 2 abstenime, përmes miratimit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.