PD, Bardhi: Qeveria atentat ndaj insitucioneve të pavarura
Qeveria po bënë atentat ndaj pavarësisë së insitucioneve të pavarura dhe regres në luftën kundër korrupsionit. Kjo deklaratë vjen nga këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, në intervistën përballë gazetarit Edvin Peçi në Ora News.Bardhi ka akuzuar mazhorancën se ILDKP nuk mund të funksionoj më si një insitucion i pavarur nëse për drejtuesit e tij vendos kryeministri.“Përfshirja e presidentit në ILDKP, mundëson ruajtjen e pavarësisë së institucioneve. Zgjedhja e inspektorit të përgjithshëm është vullnet i mazhorancës. Pavarësia e ILDKP-së ka rënë, pasi nuk është i pavarur kur të drejtën për të emrëuar e ka kryeministri. Ky është një atentat ndaj pavarësisë së institucioneve dhe regres në luftën kundër korrupsionit.”
Gjithashtu ai e cilësoi ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, të prishjes së objekteve nga ana e INUK, si shkelje të kushtetutës, duke e cilësuar INUK si "organizatë kriminale".“Rastet për ndërhyrje nga ana e INUK, janë të mirëpërcaktuara me ligj. Këto shembje janë cënim i të drejtës së pronës së qytetarëve. Pasi shëmbjet janë bërë pa asnjë akt administrative. Atëherë INUK po vepron si një organizatë kriminale. Prishja e një ndërtimi të ligjshëm është vepër penale.”Po ashtu këshilltari Bardhi e cilësoi si antiligjore kërkesën për ngritjen e grupve të kontrollit nga mazhoranca për SHISH, duke theksuar se ngritja e komisioneve hetimore është një instrument kontrolli në dorë të opozitës.Ndërsa për reformën mbi sistemit të drejtësisë, Bardhi, theksoi se mazhoranca duhet të mundësojë një konsolidim të pavarësisë së intitucioneve dhe jo një reformë arbitrare.