Ishte dënuar 12 vite burg për trafik droge, arrestohet në Laç, Ilir Abedini

Policia e Laçit vë në pranga një person për llogari të drejtësisë italiane. Ilir Abedini, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana u arrestua mbrëmjen e sotme nga blutë e Laçit me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj.Ilir Abedini ishte i dënuar me 12 vite burg në Firence të Italisë për trafik të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.Po kështu policia e Laçit ka vënë në pranga një tjetër shtetas për armëmbajtje pa leje.Roland Piroli 54 vjec, u arrestua pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekustrua në makinë një pistoletë pa leje me 7 fishekë.