Meta me mision në Maqedoni, takohet me Ahmetin dhe Thaçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2014, 16:50
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, po qëndron sot në Tetovë për një vizitë zyrtare.Meta i shoqëruar dhe nga bashkëpunëtorët e tij ka mbërritur në mëngjes në Maqedoni, ku pritet të zhvillojë takime me dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.Takimet pritet të jenë jashtë fokusit të medias, ndërsa nuk konfirmohet nga selitë partiake shqiptare se a do të ketë komunikata zyrtare mbi takimin dhe temat që do të jenë shtruar.Nga ana tjetër, mësohet se Meta pritet të kërkojë që partitë shqiptare të ulin tensionet e fushatës dhe të bëhet thirrje për respektimin e votës së lirë të qytetarëve.