Arrestohet për shkatërrim pyjesh, inskeptoriati i pyjeve ndalon Kujtim Dajtin

Tiranë- Një person është vënë në pranga pasi kishte prerë nëj sasi të konsiderueshme druri dhe po i transportonte ato me kamion.Ndalimi i shtetasit Kujtim Dajti u bë në afërsi të kthesës së Tufinës, te Ura e Brarit, në Tiranë nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave.Rezulton se ky shtetas kishte prerë dhe më pas ka transportuar me mjetin e tij tip benz me targë TR 2360 F sasi të konsiderueshme druri.Kjo sasi e prerë në mënyrë të jashtëligjshme po transportohej pa leje transporti dhe pa faturë tatimore.Ai është shoqëruar në ambjentet e komisariatit numër 4, ku inspektorët e Pyjores kanë bërë edhe padinë përkatëse për shkatërrim pyjesh.Pas ndalimit të shtetasit Kujtim Dajti, inspektori i Ministrisë së Mjedisit, Elio Laze, tha se fuqia e ligjit do të zbatohet për cilindo që shfrytëzon në mënyrë të paligjshme pyjet.eljo lazaj                 (Në foto: inspektori i Ministrisë së Mjedisit, Elio Laze)Laze tha se do të merren masa të ashpra ligjore për këdo që dëmton pyjet, sidomos nëse këto të fundit janë të mbrojtura nga shteti, të tilla si Parqet Kombëtare.Kontrollet për kontrabandën e lëndëve drusore dhe shfrytëzimit pa kriter të tyre, do të ndërmerren në të gjithë vendin, ndërsa në rast konstatimi të shkeljeve do të merren masa administrative dhe ligjore, deri në arrest me burg.