AKU: Bashkia të bllokoj tregtimin e mishit në hapsira publike
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit akuzon Policinë Bashkiake se po lejon tregtimin e mishit në hapsira publike.Pas inspektimeve të bëra, AKU ka bërë bllokimin e 421 subjekeve të cilët nuk plotësonin kushtet e përcaktuar, si dhe kanë vendosur 140 gjoba.Sipas AKU kjo mbetet një detyrë ligjore e policive bashkiake, që të ndalojnë tregtimin në rrugë apo trotuare, ku këta individë zënë hapësirat publike."Policia Bashkiake, është përgjegjëse për lejimin e tregtimit të ambulantëve të palicencuar në hapsirat publike", sqaroi sot AKU përmes një njoftimi për shtyp.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Task Forcë kanë bërë të mundur inspektimin e 2852 subjeketeve gjatë 6 muajve të fundit, për ndalimin e tregtimit në rrugë të produkteve me origjinë shtazore, si qumështi, bulmeti etj.Gjithashtu AKU u bënë thirrje qytetarëve që që të shmangin blerjet në pikat ambulante e të palicencuara, veçanërisht të produkteve me origjinë shtazore, por të drejtohen në pikat e tregtimit që plotësojnë kushtet higjeno-sanitare dhe të ruajtjes së produkteve.