PS: Opozita të reflektojë për gjendjen si e la Shqipërinë pas 8 vjet qeverisje
Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me situatën ekonomike në vend. Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, i kërkoi opozitës të reflektojë mbi katrahurën që la në financat e shtetit. Sipas saj mazhoranca është e përkushtuar për të dhënë më shumë siguri, progres, inovacion.Deklarata e plotë:Opozita ka ende shumë për të reflektuar mbi ku e la Shqipërinë pas 8 vjet qeverisje. Ku e la ekonominë qeveria e mëparshme dhe si e zhyti biznesin në borxhe të pafundme. Si i krijoi ish-qeveria më shumë se 1 milionë të papunë dhe si e ktheu korrupsionin në sistem.Lista në fakt është shumë e gjatë, por ne sot në maxhorancë na takon të flasim për të ardhmen. Për taksimin e ndershëm që rriti te ardhurat për 97% të të punësuarve. Për biznesin e vogël që sot paguan më pak taksa. Për biznesin e madh që sot përfiton nga shlyerja e të gjitha borxheve të qeverise së kaluar.Nismat e maxhorancës përfshijnë skemën e re të financimit të prodhimit bujqësor që rrit sigurinë ushqimore dhe i siguron bujkut e fermerit tregun për prodhimet e tyre.Procesi i legalizimeve ka nisur duke bërë realitet legalizimet falas, ndërkohë që për plot 8 vjet qeveria e mëparshme dështoi me këtë proces. Vetëm dy ditë më parë prezantuam paketën e fasonëve, çka nxit prodhimin vendas e synon të shtojë e formalizojë punësimin e shqiptarëve.Ndërkohë, opozita është bërë zëdhënëse e pasigurisë. Flet për fakte të paqena, njësoj siç pretendonte se çmimet do rriteshin kur në fakt asgjë nuk ndryshoi. Dhanë alarmin për çmimin e naftës dhe benzinës, po ku jemi sot? Nafta dhe benzina jo vetëm nuk u shtrenjtuan, por çmimi është ulur.Mazhoranca është e përkushtuar për të dhënë më shumë siguri, progres, inovacion. Jemi të përkushtuar për të ecur më shpejt drejt Rilindjes.