Obama në Japoni, nis turneun aziatik

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka takuar Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ku edhe kanë darkuar në një restorant sushi në Tokio. Vizita ka për qëllim të siguroj Tokion dhe aleatët e tjerë të Azisë, se Uashingtoni është i përkushtuar për ribalancimin e politikave në Paqësor.Turneu që do të zhvillohet në katër vende aziatike, shtylla kryesore e strategjisë së sigurisë së Amerikës në Azi, mbetet e palëvizur në një kohë ku kemi rritje të tensioneve lidhur me pretendimet territoriale të Kinës dhe programin bërthamor të Koresë së Veriut.Sfida e presidentit Obama, në turneun një-javorë, do të jetë bindja e partnerëve aziatikë se SHBA është serioze në lidhje me strategjitë e premtuara në drejtim të rajonit, dhe në të njëjtën kohë për të mos dëmtuar marrëdhëninen me Kinën, vendin e dytë më të zhviluar ekonomik.Japonia është përfshirë në një mosmarrëveshje në rritje me Pekinin, mbi një grup ishujsh të pabanuar në Detin e Kinës Lindore. Para vizitës, zoti Obama i tha gazetës japoneze Yomiuri, se Shtetet e Bashkuara janë kundër çdo përpjekjeje të njëanshme për minimin e administrimit të këtyre ishujve nga Japonia. Ai po ashtu theksoi se çështja e ishujve përfshihet në një marrëveshje, e cila kërkon që Shtetet e Bashkuara ta mbrojnë Japoninë, në se ajo sulmohet.Ndër strategjitë e Obamës po ashtu është përparimi në marrëveshjen me Japoninë për tregtinë e lirë, të njohur si Partneriteti i Transpaqësorit, i vonuar prej kohësh. Ndërkohë në Filipine ditën e sotme pati protesta kundër vizitës së presidentit Obama,  përpara Ambasadës Amerikane.