Merkel shuan shpresat e vendeve aspirantë, në BE vetëm Kroacia
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje për të pranuar anëtare të reja në një të ardhme të afër, përveç Kroacisë.Ajo këtë e ka theksuar në një fjalim pranë Bundestagut gjerman, në kuadër të Samitit të dhjetorit të BE-së.“Bashkimi Evropian në këtë moment nuk do të sjellë vendime për fillimin e negociatave paraqasëse me vende tjera. Sipas mendimit tonë, për këtë akoma nuk është koha”, ka deklaruar kancelarja gjermane, duke përjashtuar anëtarësimin e Kroacisë, sigurisht nga mesi i vitit 2013.Ajo ka porositur se në të ardhmen me kujdes më të mëdha se deri tani do të verifikohet se vendet kandidate për anëtarësim a i plotësojnë standardet e BE-së, sidomos në planin ekonomik dhe rreth çështjeve të konkurrencës.Shqipëria, Maqedonia, Serbia ishin tre vendet e BE-së që morën sinjale negative në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së gjatë kësaj jave.