Venezuelë, shëndeti i presidentit Chavez drejt përmirësimit

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka pësuar hemoragji gjatë operacionit të tij kundër kancerit, por është duke u rikuperuar, bën të ditur ministri i Komunikimit.Ernesto Villegas tha se presidenti 58-vjeçar do të kërkojë “kohën e duhur” për t’u rikuperuar, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe komplikimeve të pësuara gjatë tij.Presidenti, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt në tetor, pritet të fillojë detyrën e tij më 10 janar, për një afat kohor 6-vjeçar. Kushtetuta e Venezuelës thekson se, nëse presidenti largohet nga posti gjatë 4 viteve të para të mandatit të tij, do të duhet të mbahen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.Por, zëvendës presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, tha se kushtet e Chavez janë përmirësuar “nga qëndrueshëm, tashmë në favor të tij”.Chavez tha se venezuelianët duhet të votojnë për Maduro-n në zgjedhjet e ardhshme, nëse shëndeti i tij nuk përmirësohet. Kanceri u zbulua fillimisht gjatë një operacioni në qershor 2011 dhe ky është operacioni i katërt i tij, që prej vitit të kaluar.