Dhunë e përleshje në Brazil pas vrasjes së një balerini

Kryeqyteti brazilian, Rio De Janeiro është përfshirë nga protesta e përleshje të dhunshme, pas vdekjes së një të riu, që dyshohet se u vra nga policia. Rrugët kryesore në zonën turistike të Copacabana u mbyllën pas demostratave të dhunshme, ku banorët e zonës së varfër Favala, dogjën goma në mes të rrugëve dhe vendosën barrikada.Protestat në vend nisën pas vdekjes së një balerini, i cili u vra nga policia pasi u ngatërrua nga kjo e fundit me një trafikant droge. Familjarët e 26 vjeçarit, thanë se trupi i tij ishte gjithë shenja, pasi është rrahur barbarisht. Ata kanë kërkuar riekzaminimin e trupit për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes. Sipas organizatës "Amnisty International", çdo vit në Brazil vdesin afërsisht 2 mijë persona për shkak të dhunës së policisë.bra2Këto trazira të dhunshme vijnë vetëm 2 muaj përpara se Brazili të shndërrohet në qëndrën e botës, pasi atje do të nisë edhe Kupa e Botës në futboll. Kupa e Botës do të nisë në 12 qershor në Sao Paulo dhe do të përfundojë mbrëmjen e 13 korrikut ën Rio De Janeiro, në stadiumin e famshëm "Maracana".bra3