SHISH do kontrollohet nga mazhoranca, PD kundër: Antiligjore
Tirane-Komisioni i Sigurisë Kombëtare mes diskutimeve të shumta vendosi të ngrejë një grup kontrolli me 5 deputetë për verifikimin e ligjshmërisë së shkresës që drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika i ka dërguar vartësve të tij, me objekt: “Sekret/Kёrkesёn Operative” nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve tё SHISH nё prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona tё implikuar nё veprimtari antiligjore, tё emëruar nё pozicione drejtuese nё Policinë e Shtetit.”Opozita u largua nga komisioni i Sigurisë Kombëtare duke u shprehur kundër një kontrolli parlamentar në Shërbimin Informativ të Shtetit.Deputeti Flamur Noka tha se komisioni duhet të thërrasë Kodhelin dhe të mos merret me përralla dhe çështje antiligjore. Por mazhoranca miratoi e vetme vendimin, ndërsa Spartak Braho paralajmëroi se do të kërkojë masa ndëshkimore për deputetin Noka.Noka: “Prej dy javësh kërkojmë seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, Kodheli. Shumica e alarmua rrëzoi kërkesën tonë për seancë dëgjimore me Kodhelin, ky është një precedent i rrezikshëm. Nuk mund të zhvillohen mbledhje të tjera për histori përrallash si kjo e sotmja pa u zhvilluar ajo me ministren e Mbrojtjes. Vendimi i mazhorancës për kontrollin e SHISH-it është i turpshëm”Opozita largohet.
Braho: Dua të sqaroj jo komisionin por opinionin se Noka vazhdon me disinformime. Është për të ardhur keq. Dje theu dhe rregulloren dhe shkeli ligjin. Ndonëse mbledhja e djeshme kishte rëndësi të veçantë nxori të tëra materialet sekrete të nxjerra në komision. Do informoj Metën për shkleljen e rregullores.Grupi i kontrollit me 5 deputetëPjesë e këtij grupi kontrolli të jenë 5-deputetë, anëtarë të këtij Komisioni dhe përkatësisht 3 nga maxhoranca, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu dhe 2 nga opozita, e cila braktisi mbledhjen, duke mos pranuar ngritjen e këtij grupi dhe duke mos propozuar emra deputetësh për këtë grup kontrolli.