Berisha: Rama-Meta do vjedhin sa të duan, ILDKP avokat i tyre

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas votimit të amendimit të ligjit të ILDK-së në komisionin e ligjeve. Në një reagim në rrjetin social fb, Berisha shkruan se me aktin e sotem dyshja Rama - Meta jo vetem sulmojne institucionin kushtetues te Presidentit te Republikes, por shuajne çdo shprese per lufte kunder korrupsionit ne Shqiperi si dhe nxisin abuzimin dhe konsolidimin e sistemit te kleptokracise.Reagimi në fb i ish-kryeministrit:Te dashur miq, sot dyshja Rama-Meta votoi ne Komisionin e Ligjeve amendimin e ligjit te ILDKP, me te cilin i heqin Presidentit te Republikes te drejten e propozimit me dy kandidatura te kryetarit te ILDKP siç ishte ne ligjin egzistues bazuar ne nenin 96 te Kushtetutes se vendit. Detyrimi i mazhorances per te zgjedhur ne krye te ILDKP njerin nga dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti, i garantonte nje pavaresi institucionale nga mazhoranca qeverisese ILDKP-se.Me aktin e sotem dyshja Rama-Meta jo vetem sulmojne institucionin kushtetues te Presidentit te Republikes por iu thone shqiptareve se ata dhe miqte e tyre do te vjedhin sa te duan, dhe se vilat, pallatet, pasurite e tyre tani e tutje do ti regjistrojne si te duan ata me drejtuesin e tyre ne krye te ILDKP. Me kete akt te papergjegjshem anti-ligjor, ata shuajne çdo shprese per lufte kunder korrupsionit ne Shqiperi si dhe nxisin abuzimin dhe konsolidimin e sistemit te kleptokracise. Shqiptaret nuk duhet kurre te pranojne kete!