Tensionohet situata në kufirin Ukrainë-Rusi, vritet një politikan, Turçinov fajëson Moskën

Tensionohet situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Një politikan lokal është torturuar për vdekje dhe kjo ka bërë që Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turcinov, të japë urdhrin për rinisjen e operacionit anti-terrorizëm në Lindje të vendit.Turchynov tha se trupat pa jetë mes tyre dhe ai i një politikani janë gjetur "të torturuar brutalisht" pranë qytetit të Slaviansk-ut, që është nën kontrollin e militantëve pro-rusë. Volodymyr Rybak, politikani që u gjet i vdekur me shenja dhune ishte anëtar i partisë së presidentit Turchynov. Ai ishte rrëmbyer disa ditë më parë.Sipas Turcinov këto krime të rënda kanë mbështetjen e Federatës Ruse, ndërsa apeloi që agjencitë e sigurisë të rinisin operacionin në mënyrë që të mbRohen ukrainasit në lindje të vendit nga terroristët".Pas urdhrit të Turcinov një avion luftarak i ushtrisë ukrainase është goditur nga disa të shtëna me armë ndërsa vijonte operacionin anti-terrorizëm në në fluturimin në qiellin e Slaviansk-ut.Pas sulmit avioni ka mundur bëjë një ulje të sigurt.Zhvillimet e fundit që rrisin konfliktin vijnë vetëm pak orë pasi zv/presidentit amerikan Joe Biden deklaroi në Kiev se "është koha, që Rusia t'i lërë fjalët e të nisë nga veprat, për të përmbushur angazhimet e Gjenevës".Biden bëri thirrje për largimin e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, ndërsa tha se Uashingtoni po e humbet durimin."Provokimet e mëtejshme të Moskës do të sjellin izolimin akoma më të thellë të saj" tha Biden.