ILDKP, Halimi: Rama-Meta po e shndërrojnë vendin në çiflig
Qeveria Rama-Meta po shkojnë drejt përqëndrimit në një dorë të të gjitha pushteteve dhe po e shndërrojnë vendin në një çiflig. Deklarata vjen nga ish-Ministri i Drejtësisë, njëherësh deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Halimi tha se çështja e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve dhe qeveritarëve është një nga treguesit themelor të nivelit të korrupsionit. Sipas tij nëse Kryeministri merr dhe i fut në xhep institucionet, këtu bie menjëherë kontrolli i raportit të balancimit të pushteteve.Lidhur me reformën territoriale, Halimi tha se nuk mund të shkojë i vetëm si proçes pa ndryshim të kodit zgjedhor. Sipas tij ngutja e mazhorancës për ta përmbyllur qoftë dhe pa opozitën ka qëllime terësisht elektorale në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.I pyetur lidhur me amnistinë e çështjes së vjedhjes së votave në Korçë, deputeti demokrat tha se në rast se nuk dënohet fenomeni i vjedhjes së votave, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në këtë vend.Intervista e plotë:Rama-Meta po e shndërrojnë vendin në çiflig, opozita jashtëQëndrimi i sotëm i kreut të PD vjen pas një qëndrimi të gjatë të opozitës lidhur me shkatërrimin e demokracisë parlamentare, shkatërrimin dhe marrjen e kompetencave të Presidentit, ndërhyrjen në isntitucionet e pavarura dhe përqëndrimin në një dorë të gjitha pushteteve duke kërkuar që vendin ta shndërrojnë në një ciflig, duke kërkuar që vendi të shkojë drejt një përmbledhje të çdo pushteti dhe atributi drejt Kryeministrit dhe bashkëkryeministrit tjetër në qeveri,zotit Meta. Qëndrimi ka ardhur pasi opozita në mënyrë permanente gjatë këtyre dy muajve i ka kërkuar mazhorancës të tërhiqet nga kapja e institucioneve, i ka kërkuar të respektojë demokracinë në një republikë parlamentare, duke e lënë opozitën pa rrugëdalje , pa përgjigje dhe është normale kur tjetrin e lë në cep të ringut pa rrugëdalje ai ti drejtohet pastaj sovranit për të kërkuar respektimin e rregullave të një demokracie parlamentare. Ajo që po ndodh gjatë këtyre dy muajve është një revansh i frikshmëm drejt përqëndrimit të pushtetit në një dorë. Beteja për institucionet e pavarura nuk është një betejë vetëm e opozitës, është betejë e të drejtave të qyetarëve.Çfarë janë institucionet e pavarura? Nuk bëhet fjalë për emra, por për ruajtjen e parimit të balancës ndërmjet pushteteve dhe kërkesës së llogarisë. Insitucionet e pavarura nuk janë për të kontrolluar opozitën por qeverinë, që qeveria të mos shkelë ligjin, Kushtetutën, që qeveritarët të mos pasurohen në mënyrë të padrejtë , të mos vënë pasuri të kundraligjshme. Por në rast se ti si qeveri, si Kryeministër, i merr këto institucione dhe i fut në xhep, kush do ta kontrollojë qeverinë?Rama po fut në xhep rojtarin e vreshtit, kush do ruajë vreshtin
Për 8 vjet PD nuk ndërpreu asnjë mandat të vetëm të ndonjë drejtuesi të institucioneve të pavarura. Kreu i ILDKP-së, i cili ka për detyrë të kontrollojë pasurinë e pushtetarëve është zgjedhur në 2003, në 2005 kur erdhëm në pushtet i kishim votat për të ndërruar kryetarin, e mbajtëm për tre vjet deri në 2008 kur mbaroi mandatin e tij ligjor. E bëmë këtë, sepse kur je në krye të ekzekutivit duhet të respektosh llogaridhënien, balancën e pushteteve. Edhe për Prokurorin e Përgjithshëm për të cilin ka patur debate dhe shkarkime në mënyrë të herëpashershme në 2008 kur kemi qenë në pushtet bashkë me PS atëherë në opozitë ndryshuam Kushtetutën. I dhamë Prokurorit të Përgjithshëm mandat se nuk kishte, në mënyrë që kjo historia që vinte një mazhorancë dhe ndërronte Kryeprokurorin të ndërpritej dhe Prokurori i Përgjithshëm të mos prekej gjatë gjithë kohës së mandatit siç nuk u prek. Edhe pse marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm nuk kanë qenë marrëdhëniet më të mira, por ama Kryeministri respekton mandatin e institucioneve. Kjo ka ndodhur në 8 vite qeverisje të PD dhe në 23 vjet. Nuk ka ndodhur kurrë ndërprerja e mandatit të drejtuesve. Ky ozurpim që u bëhet institucioneve të pavarura sigurisht shkon drejt oligarkisë. Cfarë e ndalon një zyrtar të mos vjedhë pasuri, të mos bëj korrupsion , të mos fshehë pasuri? E ndalon frika se ligji një ditë do ta kapë, se ligji apo zyrtari që është në krye për të zbatuar ligjin do ta ndëshkojë. Është ajo që thotë populli: “Frika ruan vreshtin”. Po në rast se Kryeministri merr rojen e vreshtit dhe e fut në xhep, a ka shqiptar që mund ta besojë që ky roja do të kontrollojë Kryeministrin dhe zyrtarët e vet.ILDP kompetencë e Presidentit, kontrolli i pasurisë së zyrtarëve kyç në luftën ndaj korrupsionitLigji për ILDP-në, se këtu ka fillluar, nuk është vetëm çështje e kërkesës së opozitës. Çështja e kontrollit të pasurisë së zyrtarëve dhe qeveritarëve është një nga treguesit themelor të nivelit të korrupsionit. Para një muaji komisionerja Malstrom u bëri thirrje të gjithë qeverive të vendeve të BE që qeveritarët duhet të rrisin dhe nxisin llogarinë ndaj kontrollit të pasurive të zyrtarëve dhe kontrollit të financimit të partive politike. Këto janë çështje që shqetësojnë të gjithë rajonin dhe vendet e BE. Ndaj dhe çështja e kontrollit të pasurisë së Ministrave, të zyrtarëve është çështje themelore. Në rast se ti si kryetar i qeverisë i merr dhe i fut në xhep institucionet, këtu bie menjëherë kontrolli i raportit të balancimit të pushteteve që ne kemi ndërtuar. Nëse Kryeministri i merr të gjitha në dorë, s’ka më republikë parlamentare, s’ka më nevojë të kemi President, gjykata, prokurori, s’ka më nevojë të kemi kontroll të zyrtarëve. Demokracia parlamentare funksionon përmes parimit të ndarjeve të pushteteve, kështu është krijuar në 2003 ky institucion. Presidenti kushdo qoftë ai bën propozimin, është Kuvendi që vendos me një mazhorancë të caktuar dhe në këtë mënyrë bëhet kntrolli i pushteteve. Dhe përthyerja e mandateve të këtyre institucioneve përbën atë kontrollin të qeverisë dhe llogaridhënies. Nëse opozitës i lihet rrugëdalje ajo diskuton dhe mundet të japë kontributin e vet, po nëse Kryeministri ngrihet dhe thotë unë kam votat për të zëvendësuar kryeinspektorin, për ti marrë kompetencat Presidentit, për të ozurpuar institucionet, për të bërë reformën territoriale, për të blerë votat në Korçë, për të blerë deputetë në parlament dhe lë opozitën pa rrugëdalje, pa mundësi për mbrojtjen e interesave të popullit në parlament, çfarë të bëjë, ti thotë aferim Kryeministrit? Këtë gjë s’mund ta bëjë, do ti drejtohet sovranit. Nëse ne si opozitë nuk do kemi mundësi të mbrojmë parimet e demokracisë, atëherë do i drejtohemi demokracisë.Nisma e mazhorancës edhe për të indimiduar vendimin e KushtetuesesNe i jemi drejtuar në fakt Gjykatës Kushtetuese, po ashtu i është drejtuar dhe Presidenti, i jemi drejtuar për ndryshimin e kreut. Por ndërkohë që seanca gjyqësore nuk është caktuar ende në gjykatën Kushtetuese, mazhoranca vjen me një nismë të re dhe zhbën terësisht kompetencat e Presidentit. Thonë se nuk janë kompetencat kushtetuese. Neni 94 përcakton qartë se të gjitha kompetencat që Presidentit i janë dhënë sipas ligjeve janë terësisht kompetenca Kushtetuese. Ligji i 2003 i hartuar dhe financuar nga BE dhe çdo ndryshim i tij, i jep kompetenca të qarta Presidentit për emërimin e dy kandidatëve. Nëse Presidentit i hiqet kjo kompetencë, ky është një sulm i hapur ndaj Presidentit, këtë ti e bën me ligj. Dhe e bën edhe për të indimiduar edhe një vendim të ardhshëm të gjykatës Kushtetuese, për ti thënë se mund të vendosni si të doni, por ne i kemi votat.Reforma territoriale, mazhoranca prapavijë elektoraleReforma territoriale e artikuluar nga mazhoranca ka të bëjë me shkrirjen e disa Komunave dhe Bashkive dhe me reduktimin e kufinjve të komunave dhe bashkive. Kjo lëvizje ka impakt të drejtëpërdrejt në zgjedhjet e ardshme dhe nuk mund të jetë e ndarë me kodin zgjedhor. Në rast se vendosim se në qarkun e Durrësit do shkrijmë tre bashki dhe katër komuna, sot sigurisht e kupton çdokush që bëhet fjalë për reformën zgjedhore, s’do kemi 5 kryetarë bashkish, do kemi dy. Të ndryshosh kodin zgjedhur pa konsensusin e opozitës nuk ka ndodhur në 23 vite demokraci në vend. Projekti ynë është konsensusi. Është kot të fshihen se kjo është reformë teknike, këto janë dyja bashkë. Ata thonë se ua kemi dhënë konsensusin po se pranon opozita. Në momentin kur opozita tha na e ofroni konsensusin por na thoni që hajde të ulemi ta bëjmë bashkë. Është naivitet ta mendosh se këta do vendosin vetë kufinjtë, në funksion të hartës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme, ndaj nuk ju pret koha. A thua janë në fund të mandatit dhe jo në fillim të qeverisjes së tyre. Kjo është zgjedhje e tyre që lë opozitën pa zgjidhje.Duhet reformë dhe hartë e re elektorale me konsensus të dy palëveTë dyja palët të ulen të diskutojnë dhe të merret miratimi për një reformë dhe hartë të re elektorale. Çfarë vlere ka ta japin në Komision që s’ka vendimarrje dhe në parlament Kryeministri merr vendimet që dëshiron. Të ulemi për vitrinë, kur s’kemi asnjë mundësi për të kontribuar.Amnistia e blerjes së votave në Korçë për të fshehur krimin e rëndëPër çështjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve asnjëherë në këtë vend nuk është bërë amnisti. Amnistia zakonisht bëhet në vite jubilare. Në 8 vite janë bërë dy herë amnisti, e parafundit në 2012 kur kam qenë Ministër i Drejtësisë. Ka qenë këmbëngulja e opozitës së atëhershme që veprat penale që kishin të bënin me çështjet zgjedhore nuk janë amnistuar kurrë. E njëjta paketë ka ardhur dhe në komisionin e ligjeve, me ardhjen në parlament kjo duhet të jetë ndryshuar dhe në mungesë të opozitës ata kanë bërë këtë amnisti për të fshehur krimin e rëndë të vjedhjes së votave. Nëse vidhen votat, paguhet për të blerë votat dhe me to shkon në parlament, blen dhe vota brenda parlamentit demokracia në këtë vend merr fund. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në rast se nuk dënohet fenomeni i vjedhjes së votave.