Java e letërsise spanjolle, aktivitete nga Ambasada e Spanjës dhe Ministria e Kulturës
Ambasada e Spanjës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me institucionet kulturore shqiptare organizon edhe këtë vit një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës Nërkombëtare të Librit, nga data 23 deri në 25 Prill.Në 23 Prill, në këtë datë kaq simbolike për letërsinë universale, që nga viti 1930, në Spanjë organizohet një lexim publik i kryeveprës së Miguel De Cervantes, “Sojliu Mendjelehtë Don Kishoti i Mançës”.Siç është bërë tashmë traditë, Ambasada e Spanjës në Shqipëri edhe këtë vit i bashkangjitet kësaj iniciative duke organizuar në datën 23 Prill, në orën 11:00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës leximin publik të kësaj vepre. Njëkohësisht në këtë aktivitet do të shpallen edhe fituesit e “Konkursit të Krijimit letrar 2014” ideuar enkas për këtë event.Në datën 24 Prill, në orën 11:30 në sallën Unesco të Muzeut Kombëtar, Kirmen Uribe Urbieta, i konsideruar si një prej rinovuesve të letërsisë, ndërmjet të tjerash edhe fitues i Çmimit Kombëtar të Narrativës, na paraqet nga Vizcaya (Spanjë) librin e tij “Bilbao, Nju Jork, Bilbao”, të përkthyer deri tani në 14 gjuhë. Prezantimi i librit realizohet ne bashkëpunim me shtëpinë botuese ToenaPo në datën 24 Prill, ne orën 19:00, në sallën Black Box në Universitetin e Arteve, grupi teatral “Bambaline Teatre Practicable”, vjen nga Valencia për të prezantuar për herë të parë në Shqipëri “Kishoti”, një vepër e shfaqur në dhjetra vende. Falë gjestualitetit, heshtjes dhe stilit të saj të veçantë do të na paraqesin këtë kryevepër.Çdo të premte, në orën 19:00 organizohet “E Premtja e Filmit Spanjoll” në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe Multimedia Marubi. Këtë të premte, 25 Prill do të shfaqet filmi “Pylli i gjallë, ndjeje magjinë” bazuar në romanin e Wenceslao Fernández Flórez dhe fituese e çmimit Goya në vitin 2001 për filmin më të mirë të animuar si dhe për këngën më origjinale.