Telegram, aplikacioni më i ri për iPhone dhe Android
Përdoruesit e smartphonëve duket se kanë zgjedhur të përdorin një tjetër aplikacion pasi themeluesi i Facebook Zuckerberg bleu dhe WhatsApp. Bëhet fjal për aplikacionin Telegram Messenger i krijuar nga vëllezërit rus Nikolai dhe Pavel Durov. Aplikacioni filloi të vihej në përdorim në gusht për celularët iPhone dhe për Android në muajin tetor. Deri në muajin tetor aplikacioni numuronte rreth 100 mijë përdorues, ndërsa në një postim në Twitter nga vëllezërit Durov tregon se numri i përdoruesve është rritur në 4 milion. E gjitha kjo ndodhi si pasojë e blerjes së aplikacionit WhatsApp nga Facebook duke sjellë kështu reagim të përdoruesve, të cilët filluan të kërkonin aplikacione të tjera por me funksion të njëjtë si WhatsApp. Telegram është pothuajse si WhatsApp, i njëjtë në funksion po ashtu i njëjtë dhe në regjistrimin e personave të cilët ju dëshironi të keni. Krijuesit e Telegram thonë se ky aplikacion është shumë i sigurtë dhe një ndër karakteristikat e tij është se pas një periudhe të caktuar bisedat fshihen automatikisht. Telegram është bërë shumë popullor në Europë megjithatë është ende herët për të parashikuar .