INUK aksion në Lin dhe Buqeze të Pogradecit, prishen 10 objekte pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 19:29
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar përfundoi ditën e parë të punës për prishjen e objekteve të paligjshme, në fshatrat Lin dhe Buqeze, në rrugën Lin-Pogradec, buzë liqenit. Aktualisht u shkatërruan 10 objekte pa leje.Ndërkaq INUK bën me dije se aksioni do të vazhdojë me prishjen e të gjitha objekteve të identifikuara si të jashtëligjshme.