Korçë, sherr me të vëllanë në gjendje të dehur, e plagos me thikë, arrestohet

Korçë- Konsumimi i tepërt i alkoolit, ka degjeneruar në përdorimin e thikave mes dy vëllezërve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në lagjen Radanec të qytetit të Korçës, ku dy vëllezërit në gjendje të dehur janë konfliktuar në banesë dhe më pas njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me thikë.Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Roland Ristollari, i cili ka marrë disa plagë në bark e krahë dhe po merr mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.Autori i plagosjes, Thoma Ristollari, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për tu kapur vetëm pak orë më pas nga ana e forcave të policisë.Ndërkohë blutë e Korçës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.