Kërkohej për vjedhje, ekstradohet nga Italia 25 vjeçari nga Fieri

Tiranë- Ekstradohet nga Italia një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Roksion Plaka, 25 vjeç nga Roskoveci i Fierit u ekstradua sot nga Zyra Qendrore Interpol Tirana.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 335, datë 03.06.2013, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Roksion Plaka, për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.Roksion Plaka, dyshohet se më datë 18.05.2013, në bashkëpunim me shtetasin Auron Hysaj, nën kërcenimin e armëve i kanë marrë makinen, telefonin dhe karten e identitetit shtetasit A.K..Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Milano, Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.