Korçë ,SHSSH denoncon abuzimet me ndihmën ekonomike dhe paaftësinë komunën Bulgarec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2014, 16:04
Shërbimi Social Shtetëror Korçë denoncon abuzimet me ndihmën ekonomike në komunën Bulgarec. Drejtoresha e Zyrës së SHSSH Korçë, Marjana Jorgji, bëri me dije se ky institucion ka bërë kallëzim penal ndaj administrators së zyrës ekonomike në këtë Komunë, Jeta Shehu, pasi ka shkelur detyrën duke shkaktuar dëm ekonomik.Shërbimi Social Shtetëror Korçë ka konstatuar abuzime si në dhënien e ndihmës ekonomike ashtu dhe dhënien e ndihmës për PAK. Bëhet fjalë për 109 familje që kanë përfituar në shkelje me ligjin ndihmën ekonomike , duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 2 milion e 429 mijë lekë.