Siri zgjedhjet më 3 qershor, Assad pritet të kandidojë sërisht
Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 3 qershor të këtij viti. Deklarata është bërë sot nga kryetari i parlamentit të vendit, ndërkohë që vendi pritet të përballet me një luftë civile të përgjakshme, teska konflikti ka hyrë në vitin e katërt.Kryetari i parlamentit Mohammed laham tha se kandidatët që kërkojnë të kandidojë për president, mund të regjistrojnë kandidaturat e tyre nga e marta më 22 prill, deri më 1 maj.
"U bëjë thirrje qytetarëve të Republikës Arabe të Sirisë , brenda dhe jashtë ( vendit ) për të ushtruar të drejtën e tyre për zgjedhjen e presidentit, " tha ai drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror .Sirët që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë mbi 2 milionë refugjatë në vendet fqinje, mund të fillojnë të votojnë më herët, nga 28 maji, tha kreu i parlamentit. Njoftimi për mbajtjen e zgjedhjeve vjen vetëm një orë pasi një bombë shpërtheu 100 metër larg ndërtesës së parlamentit në Damask, duke vrarë pesë persona. Rebelët thanë se kjo bombë ishte një mesazh për Asadin dhe mbështetësit e tij.
Ndërkohë pritet gjerësisht që Assad të kërkojë një mandat tjetër 7 vjeçar, pavarësisht kryengritjes kundër sundimit të tij . Konflikti që ka përfshirë vendin që prej Marsit të 2011 ka vrarë mbi 150.000 persona dhe ka detyruar një të tretën e popullsisë së vendit të emigrojë në vende të tjera. Megjithatë, njoftimi i zgjedhjeve ka reflektuar vendosmërinë e qeverisë Assad që të mbizotërojë në skenën politike dhe besimin e saj të rilindur.
Assad nuk ka thënë publikisht nëse do të kandidojë, por në muajt e fundit ai ka zhvilluar thujase një lloj fushate duke vizituar zonat e dëmtuara nga sulmet rebele. Të dielën , ai vizitoi fshatin e lashtë të krishterë të Malulas, duke projektuar imazhin e liderit që mbron pakicat fetare, shumica e të cilave ndihen të kërcënuar nga rebelet suni.Gjithsesi ka edhe diçka interesante në ligjin e zgjedhjeve, sipas të cilit çdo kandidat për president duhet të ketë jetuar në Siri për 10 vitet e fundit dhe nuk mund të ketë ndonjë shtetësi tjetër. Kjo me sa duket për të parandaluar të kandidojnë figura të opozitës që ndidhen në mërgim.