Ndahet nga jeta këngëtari amerikan Andy Williams
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 15:21
Këngëtari amerikan Andy Williams, ndër hitet e tië cilit janë “Moon River” dhe “Can`t Take My Eyes Off of You” në vitet e `50-te dhe të `60-te të shekullit të kaluar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Branson të Missour-it.Ai ishte 85 vjeç. Familja e tij tha se Williams ka vdekur të martën pas një beteje njëvjeçare me kancerin në fshikëzën urinare.Williams ka marrë një mori çmimesh derisa në vitet e tij të lavdisë, ishte i rregullt në televizion me seri të ndryshme të përgatitura nga vetë ai.Presidenti Ronald Reagan e ka quajtur zërin e tij “thesar kombëtar”.Ai njihet në masë të madhe në botë me versionin e tij të kolonës zanore të filmit të njiohur të vitit 1970 “Love Story.”