Gafa e Madonës për Obamën: Është një mysliman i zi
Mbretëresha e muzikës pop, Madona nuk e ka fshehur në asnjë moment simpatinë dhe mbështetjen për presidentin aktual të SHBA-ve, Barak Obama, madje ajo ka bërë edhe një tatuazh të madh në kurriz me emrin e tij.Por këtë radhë, zelli i këngëtares për ta mbështetur kandidatin për zgjedhjet e reja në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të kthehet në një gafë që do të përdoret kundër presidentit Obama.Gjatë një koncerti në Washington, ku nuk harroi t`u bënte thirrje fansave që të votonin për Obamën në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor, Madona e ka quajtur presidentin e SHBA “mysliman të zi”.Përkufizimi i këngëtares pop ka sjellë menjëherë reagime të shumta në ueb, qoftë për faktin se nuk rezulton që Obama të jetë mysliman, qoftë edhe për faktin se në këtë mënyrë e përshkruajnë gjithmonë kundërshtarët e tij politikë republikanë, për të kritikuar politikën e tij të jashtme. Me pak fjalë, Madona këtë radhë duket se nuk e ka ndihmuar fare Obamën, përkundrazi ka gjasa t`i ketë prishur punë.