E pabesueshme por e vërtetë, 250.000 $ thonjtë e Kelly Osbourne

Një personalitet i njohur i televizionit ka kaluar në tapetin e kuq të “Emmy Aëards” me një aksesorë çmendurisht të shtrenjtë, dhe nuk po flasim për ndonjë varëse, unazë apo vathë, por për ngjyrën e thonjëve të saj të pasuruar me diamante.Kelly Osbourne 27 vjeçare ka postuar një fotografi me thonjtë e saj shumë të shtrenjtë në Instagram. Dekorimi i thonjëve të saj përmban 267 karatë të diamatëve të zi.“Kam qenë shumë e frikësuar nga gjithçka që prekja për shkak të diamantëve… kanë kushtuar 250 mijë dollarë. Jam personi i vetëm që kam bërë diçka të tillë. Nuk më besohet. Nuk kam prek asgjë gjithë ditën”, tha ajo.Manikyri i thonjëve me diamante është në shitje dhe nuk besoj se ka nevojë të përmendet fakti që kushton një pasuri e tërë.