Vokalisti i "Green Day" në një klinikë rehabilitimi
Vokalisti i grupit Green Day, Billie Joe Armstrong, ka hyrë në një klinikë rehabilitimi për shkak të abuzimit me substanca të ndaluara.Lajmi vjen dy ditë pasi këngëtari 40-vjeçar doli jashtë kontrollit kur gjatë një festivali në Las Vegas grupit iu shkurtua me 20 minuta koha në dispozicion për t`i lënë vend këngëtarit Usher. Billie Joe nisi të shante dhe të bënte gjeste ofenduese para se të thyente kitarën e tij duke mos harruar të tallej edhe me Justin Bieber.Kur në ekranin e madh u shfaq se kishte edhe një minutë kohë, këngëtari ndaloi këngën në mes dhe tha: “Një minutë??? Jam në qarkullim që nga vitet 80 dhe ju më lini në dispozicion vetëm një minutë të qelbur??? Nuk jam Justin Bieber o ndyrësira!”Një zëdhënës i grupit tha për "TMZ": “Green Day i kërkojnë falje të gjithë atyre që u ofenduan gjatë festivalit "Heart Radio në Las Vegas.”Green Day janë të njohur me këngë si "Wake Me Up When September Ends", "American Idiot", "21 Guns", "Boulevard of Broken Dreams" etj.