Pogradec, Gjyqtari i arrestuar: S’po merrja rryshfet por qeranë time

Pritet që gjatë ditës së sotme, gjyqtari Dhimitër Pojanaku të dalë para gjykatës së Korcës ku do të njihet me masën e sigurisë.Mësohet se në deklaratën e tij para prokurorisë gjyqtari ka theksuar se po merrte paratë e një prone të dhënë prej tij me qera dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rryshfeti apo korrupsioni.Ndërkaq Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e pasdites së djeshme vendosi ti hapë rrugë prokurorisë për hetimet për rastin e gjyqatrit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku. KLD vendosi me unanimitet Këshilli vendosi pezullimin nga detyra tër Pojanakut deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.Anëtarët e KLD-së miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.Pojanaku u arrestua pak ditë pare me urdhër të prokurorisë së Korcës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë rryshfet për një cçshtje gjyqsore.