Reforma territoriale, mazhoranca merr shumicën në komision, shton anëtarët VIDEO
Zbardhet drafti i propozuar nga kryetari i PS-së Gramoz Ruçi për ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën administrative territoriale, duke I krijuar mundësi të majtës të nisë punën e vetme pa u penguar nga mundësia e kuorumit.Në draftin e propozuar nga kreu i Grupit PS, Gramoz Ruçi, propozohet shtimi i një anëtari nga radhët e shumicës duke e çuar përbërjen e këtij komisioninë 17 anëtarë duke mundësuar kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjet, por edhe për të marrë vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve.Në përberje të tij do të ketë 17 anëtarë, mes të cilëve 9 janë përfaqëëues të pozitës : 7 PS, 2 LSI dhe 8 të opozitës, 6 PD, 1 PR, 1 PDIUPS ka propozuar edhe shtyrjen e afatit të punës nga 24 prilli i ketij viti, në 26 qershor të 2014.Në dokumentin zyrtar të depozituar dje në Kuvend nga socialistët lihet një mundësi për ritmim e opozitës pasi thuhet se në rast se pozita merr përsipër të garatojë se ky raport do të ndryshohet në rast se opozita shprehet e gatshme dhe kërkon barazinë e përfaqësimit pozitë-opozitë në këtë komision.Do të jetë pikërisht konferenca e kryetarëve ditën e hënë që do të përcaktojë futjen e këtij vendimi në seancë plenare .Vendimi i shumicës për të nisur e vetme punën e komisionit për ndryshimet ne hartën administrative pritet të sjellë një ashpërsim të marrëdhenieve me pakicën, pasi opozita ka paralajmëruar protesta në rrugë në rast miratimi të njëanshmë të kësaj reforme.