Mund të jetë kjo pamja e modelit të ri iPhone 6 me sistemin operativ iOS 8?
Mund të jetë kjo fotografia e sistemit të ri operativ iOS 8 për modelin më të përfolur iPhone 6?Kjo foto u zbulua në një faqe sociale të medias kineze Weibo dhe thuhet se ky mund të jetë modeli i ri i ardhshëm i Apple. Fotografia tregon një menu të ngjashme me atë të iPhone 5, por me pesë kolona dhe gjastë rreshta më shumë të aplikacioneve, duke e çuar në 35 numrin e aplikacioneve ndryshe nga 24 që ka versioni iPhone 5.
Aplikacionet janë nga më të ndryshmet duke filluar nga iTunes Radio, Healthbook, Watch Utility, iMovie etj. Apple gjithashtu pritet të nxjerrë aplikacionin CarPlay, një aplikacion i cili do të lidhë sistemin e tij iOS me sistemin e makinës, duke qenë në gjendje për ti treguar shoferit drejtimin në hartë. Ferrari, Mercedes dhe Volvo do të jenë kompanitë e para të cilat do të përshtatin makinat e tyre me këtë sistem.Por eksepertët e teknologjisë në Device Geek Blog besojnë se sistemi i ri mund të jetë i rremë për shkak të mungesës së një burimi të besueshëm për imazhin e shpërndarë në internet.