KLD i heq imunitetin gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, i hap rrugë hetimit nga Prokuroria

Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme  në orët e pasdites vendosi ti hapë rrugë Prokurorisë për rastin e gjyqatrit të Pogradecit, Dhimitër Pojanaku, i cili u arretsua një ditë më pare për korrupsion. KLD vendosi me unanimitet pezullimin nga detyra tër Pojanakut,  deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Anëtarët e KLD-së miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Pojanaku u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë rryshfet për një çështje gjyqsore.

Pritet që gjatë ditës së premte, Pojanaku të dalë para gjykatës së Korçës, ku do të njihet me masën e sigurisë.  

Dhimitër Pojanaku, 57-vjeç ishte gjyqtar për çështjet civile në gjykatën e Pogradecit, por ai njihet më së shumti si poet, madje është nderuar shpesh me cmime kombëtare dhe ndërkombëtare për poezitë e tij. Për këtë sukses në fushën e letrave, ai ka marrë në vitin 2005 edhe çmimin Qytetar Nderi nga bashkia e Pogradecit.Më shumëPrangoset gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u kap në flagrancë me ryshfet VIDEO