Fenomeni i dhunës në familje, denoncimi i saj është një detyrim ligjor institucional VIDEO
Legjislacioni duhet të tregojë ashpërsinë e tij ndaj dhunës në familje, por më parë ajo duhet ndjekur deri në fund nga institucionet.Përgjigjia më e mirë ndaj këtij fenomeni është denoncimi i saj dhe këtë duhet të bëjnë jo vetëm personat e dhunuar, por edhe institucionet që ndeshen me raste siç janë Drejtoria e Shëndetit Publik, shkollat apo njësite e qeverisjes vendore.Detyrimi ligjor për të mos anashkaluar fenomene të tilla është prezantuar në Lezhë nëpërmjet një manuali për të gjithë aktorët, ku vihet theksi tek nevoja e bashkëveprimit në mes të institucioneve.Për këtë qëllim është zhvilluar edhe një trajnim me përfaqësues të policisë, arsimit, Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe zyrës së punës, ku janë prezantuar mënyrat sesi duhet ti përgjigjen dhunës në familje.Gjatë seminarit është pasqyruar fakti se dhuna ndaj gruas është një krim i fshehur dhe statistikat që mblidhen nga organizatat e ndryshme nuk merren në konsideratë.Ky motiv është cilësuar si bazë për të intensifikuar raportimin e çdo rasti dhe ky mbetet detyrim i institucioneve që ballafaqohen me to.