Paloka: Qeveria në dijeni të trafikut të drogës, jo vetëm nga ajri por edhe nga deti VIDEO

Partia Demokratike ka shkuar më tej me akuzat ndaj ushtrisë për implikimin e strukturave ushtarake në transportin e lëndëve narkotike.  Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Edi Paloka deklaroi në studion e Ora News se  për trafikun e drogës,  nuk janë përdorur vetëm bazat ushtarake ajrore,  por dhe ato detare.Sipas Palokës, Partia Demokratike disponon të gjitha informacionet të cilat do të vihen në dispozicion të prokurorisë, porsa organi i akuzës të nisë hetimet.Prej disa ditësh, opozita, ka vënë në qendër të akuzave Ministrinë e Mbrojtjes, duke e akuzuar se infrastruktura ushatarake, po përdoret për trafikun e lëndëve narkotike.