Sequi "bashkon" politikën në ikje: Do punoj që Shqipëria të integrohet në BE FOTO VIDEO

Edhe pse me një post tjetër në qeverinë italiane, Ettore Sequi ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për integrimin e Shqipërisë në BE. Në ceremoninë e lamtumirës, diplomati tha se po largohet me dhimbje por nuk do të rreshtë kurrë së lobuari për shqiptarët, derisa të bëhen pjesë e Bashkimit Europian."Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Këtë premtim i ka dhënë klasës politike dhe popullit shqiptar, kreu i prezencës së Bashkimit Europian."Mirënjohje që pata mundësinë të punoja në Shqipëri. Shqipëria një vend i mbushur me dashuri dhe bukuri. Në postin e ri në Ministrinë e Jashtme të Italisë do të vazhdoj të punoj me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Asnjë dhe asgjë s'mund ta ndalë integrimin e Shqipërisë në BE" u shpreh Sequi.sequi( Në foto: ambasadori Sequi gjatë fjalimit të rastit në ceremoninë e lamtumirës)1(Konsulli i Meksikës dhe deputeti Gerti Bogdani në ceremoninë e largimit të ambasadorit Sequi)3Ceremonia e lamtumirës e ambasadorit Sequi ka mbledhur bashkë palët politike. Për të vlerësuar dhe nderuar në përfundim të mandatit të tij për punën si përfaqësues i BE-së në vendin tonë, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kreu i opozitws, Ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, diplomatë të huaj, përfaqësues të medias dhe biznesit.sequi3                                    (Në foto: Sequi dhe Rama gjatë ceremonisë)