Basha pret Sequin: PD mbeshtetëse e palodhur e integrimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.Basha vlerësoi rolin që ambasadori Sequi ka luajtur këto vite në Shqipëri duke kontribuar në procesin e integrimit europian të vendit dhe e siguroi diplomatin europian se Partia Demokratike mbetet një mbështetëse e palodhur dhe pa kushte e integrimit europian të Shqipërisë.Sequi falenderoi z.Basha për mikpritjen dhe shprehu vlerësimet e tij për qëndrimet e PD në qeveri dhe në opozitë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë.