Jepet kësti i parë për ish-të përndjekurit,Veliaj: Mbajtëm premtimin, jemi qeveri e punës VIDEO
Shpërndahen 54 urdhër-pagesat e para për ish-të përndjekurit politk. Ministri i Mirqënies Sociale, Erjon Veliaj, ndërsa ka shpërndarë këstin e parë ka kërkuar ndjesë për vonesën 23-vjeçare nga shteti shqiptar për këtë kauzë. Ndër të tjera Ministri Veliaj ka premtuar se shteti do të shpërndajë, 100% fondin e urdhër-pagesave për këtë kategori.“Unë dua të kërkoj ndjesë publikisht, sepse jemi përfaqësues të shtetit shqiptar dhe pavarësisht se kush është në pushtet shteti duhet të dijë të kërkojë ndjesë për detyrat që nuk ka kryer. Uroj të keni mundësitë të falni dhe të na mirëkuptoni që në kohë rekord sapo kemi marrë këtë detyrë jemi munduar ta stabilizojmë këtë situatë. Unë sot do doja të shpërndaja 54 urdhër-pagesat e para nga një komunitet prej 560 dosjesh që ne tashmë i kemi përgatitur dhe kemi transferuar dhe jam siguruar personalisht vetë që kjo Ministri të ketë transferuar paratë në llogaritë bankare” tha Veliaj.I pari prej ish të-përndjekurve që ka marrë urdhër-pagesën ka qenë, Bahri Grabova, bija e të cilit përtej gëzimit ka akuzuar qeverinë për largimin e saj nga administrata padrejtësisht.
(Në foto: vajza e ish-të përndjekurit ndërsa ankohet te Ministri për heqjen nga puna)“Gjyshi ti gëzojë lekët, por fëmijët e gjyshit, ujë jam Lumturi Grabova, Robert Grabova, ne na kanë hequr të parët nga puna. Ju falenderoj shumë, por edhe zotin. Bedri e kam marrë në telefon dhe s’më ka kthyer asnjë lloj përgjgije. Jam shumë e kënaqur që i keni dhënë lekët, por vini dorën .., jam e lindur dhe e rritur në internim , me dy vëllezër të vdekur” u shpreh ajo.“Do ti zgjidhim dhe këto” tha Ministri.Marrja e dëmshpërblimeve prej ish-të përndjekurve politik vijon të mbetet një problem mjat i prekshëm për shqiptarët.