Përmbyten rrugët e Beratit, kaos në qarkullim, kolektorët nuk tërheqin dot ujin

Mjaftojnë pak minuta shi dhe rrugët e qytetit të Beratit përmbyten krejtësisht, duke u tejmbushur me ujë.Rikthimi i rreshjeve me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit ka bërë që te gjitha akset e qytetit muze të jenë të pushtuara nga uji.Vendi i quajtur "Kthesa e gjykatës", "Sheshi i stadiumit", por dhe "Agjensia" të cilat janë edhe akset më të populluara kanë qenë pothuajse të pakalueshme për këmbësorët, ndërkohë që problem janë shfaqur edhe në qarkullimin e automjeteve.Bllokimi i pusetave dhe kolektorëve, është një prej faktorëve kryesorë që shënon këtë situatë, e cila ka qenë prezente gjatë gjithë stinës se dimrit, kohë kur janë shënuar edhe reshje shiu.