Kate riclikon kostumin e saj të 2011-tës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2014, 12:27
Dukesha e Kembrixh, Kate Midelton ka ndërruar tre veshje që nga e diela, por në vizitën e radhës në Christchurch ajo ka ricikluar kostumin e saj të kuq të cilin e ka veshur në vitin 2011, kur vizitoi St.Andrews me princ William.Kostumi i kuq i dizenjuar nga Luisa Spagnoli kësaj here ishte veshur nga Kate me një rrip të zi në mes, me këpucë të zeza dhe me një çante dore të vogël.Kate dhe William ndodheshin në Christchurch për të ndjekur “Cricket World Cup”.
