Rita Ora zhvesh Zac Efron në skenë, plotëson dëshirën e fansave

Rita Ora ka performuar një pjesë mjaft interesante për publikun e MTV Movie Awards mbrëmjen e kaluar. Ajo ka ftuar në skenë aktorin mjaft të dashur për adoleshentët  Zac  Efron.Duke iu drejtuar fansave me batuta e shaka ajo i ka pyetur nëse duan ta shohin Zac të zhveshur.Rita duke i surprizuar të gjithë i ka hequr aktorit këmishën e në këtë mënyrë ka shkaktuar mjaft reagime në publik, sigurisht reagime pozitive.Këngëtarja pop e ka publikuar këtë foto në faqen e saj në “Facebook”, duke shkruar: “Po, kjo ndodhi.. nuk ka asgjë, më falenderoni më vonë”.