Stili i Rita Ora dhe Katy Perry në Coachella 2014

Të gjithë flasin për këtë! Trendi i artistëve në mbarë botën i është bashkuar Coachella Festival 2014 ku nuk kanë munguar fotot dhe performancat e këngëtarëve dhe DJ-ve me famë botërore, si Martin Garrix, Tiesto, etj.Fotoja që po bën xhiron e botës së fundmi është edhe fotoja e publikuar nga stilisti anglez Jeremy Scott në Instagramin e tij, të cilit i është bashkuar në foto Rita Ora dhe Katy Perry.Për Ritën e ndryshuar në look me gërsheta të gjatë dhe Katy Perry me ondet e saj jeshile nuk kanë munguar pëlqimet e shumta, por edhe komentet e fansave të shumtë të tyre.Festivali i Coachella prej disa vitesh është një prej evenimenteve më në zë përsa i përket stilit të veçantë të veshjeve, ku duhet të mbizotërojnë ngjyrat dhe motivet pranverore.