Jared Leto: Nuk më vjen keq që më thërrasin gay
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2014, 11:17
Jared Leto ka treguar edhe njëherë moskokëçarje përsa i përket muzikës dhe performancave të tij të veçanta.Në një intervistë për gazetën "FourTwoNine", fituesi i çmimit Oscar, ka theksuar se nuk e ka problem nëse të tjerët e thërrasin gej, sepse kjo nuk e ndalon atë të jetë i pëlqyeshëm dhe i dashur nga fansat e tij."Besoj se ky etiketim vjen jo nga prirjet seksuale, por nga mendimet kulturore që kanë njerëzit për muzikën dhe perfomancat e mia. Ne nuk na intereson aspak kjo. Ne identifikohemi me njerëz të cilët janë të veçantë"- tha Jared.