Ish i dashuri Amber Heard: "Ajo është shtatëzanë"

Pak më parë aktori injohur Johnny Depp dha një intervistë ku ka folur për jetën e tij personale, ku sigurisht përfshihet dhe e fejuara Amber Heard ai sqaroi një sërë të paditurash , duke mos ilënë vend as thashethemeve . Por as deklaratat e 50 vjecarit nuk e kanë ndaluar ish të dashurin e aktores bukuroshe që të konfirmojë sërsih se ajo është shtatëzanë.Ai u shpreh për revistën 'InTouch': 'Amber eshtë shtatëzanë dhe per këtë gjë jam mëse i bindur. E kam takuar përaa disa javësh dhe e kam takuar përsëri tani, vura re ndryshim në trupin e saj nuk ishte njësoj. Edhe përse ne jemi ndarë përsëri vazhdojmë që të takohemi dhe jemi miq të mirë.'Por gjithcka bie në kundërshtim me atë që Johnny Depp tha në intervistën e dhenë. i fejuari i 27 vjecares Heard u shpreh :"Jo ajo nuk është duke pritur një fëmijë. I kam dëgjuar këto thashetheme dhe më parë por nuk po nxitohemi . Tashmë jemi në fazën e fejesës, më pas do të martohemi dhe sigurisht që do të behemi prindër."Kur u pyet se sa fëemijë do të dëshironte që të kishte, Johhny Depp pa u menduar shumë gjatë shtoi duke qeshur :"I adhuroj fëmijët do të doja të kisha 100 prej tyre. Unë kam dy fëmijë Lily Rose dhe Jack dhe janë të mrekullueshëm. Janë dy fëmijë perfekt. Jam babai më krenar per ata " Përfundoi ylli i shumë filmave.