Amnistia, Ulndreaj: 88 të dënuar në burgun e Drenovës fitojnë nesër lirinë VIDEO

Tetëdhjetë e tetë të burgosur prej ditës së sotme do të lënë pas qelitë e ftohta të burgut të Drenovës për t’iu rikthyer jetës normale jashtë tij.Aministia e miratuar në mars në Parlamentin e Shqipërisë dhe e dekretuar nga Presidenti Nishani u jep mundësinë 88 personave pranë këtij burgu të jenë përfituesit e parë nga kjo amnisiti.Drejtori i burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, Filip Ulndreaj, (ne foto) tha se është përpiluar një plan masash në bashkëpunim me policinë per realizimin e ketij procesi.“Numri i personave që do të përfitojnë ulje dënimesh është shumë herë më i madh dhe kjo ndikon drejtëpësëdrejti në rritjen sigurisë, përmirësimin e kushteve të jetesës të atyre që do vazhdojnë të qëndrojnë në burg, ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së punës së stafit të policisë. Është një amnisti me përmasa,me dimensione më të mëdhaja se herët e tjera. Besoj shumë se lirimi i atyre 88 personave dhe përfitimi i pjesës tjetër që është pjesë shumë e madhe do ndikojë drejtëpësëdrejti në riintegrimin e shpejtë të të gjithëve sa mbeten të burgosur në burgun e Korçës” tha ai.Kjo amnisti pritet që të ulë dhe mbipopullimin në burgun e Drenovës, i cili në kohët e fundit është rritur ndjeshëm.