Spanjë, reja apokaliptike zhduk qytetin në pak minuta VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2014, 15:26
Një re e dendur misterioze është shfaqur në bregdetin e qytetit Alicante të Spanjës.Hoteli Castilla Alicante ka konfirmuar se vendasit nuk e kanë idenë se çfarë e shkaktoi renë duke thënë se reja e dendur u përhap në të gjithë vijën bregdetare të qytetit të Alicantes duke mbuluar ndërtesat dhe duke shkaktuar konfuzion në mesin e banorëve dhe turistëve. Videoja u filmua nga Antonio Carlos Soria Hernandez i cili mbeti i magjepsur nga efekti i resë.“Ky efekt kurioz solli disa pamje fantastike.” -tha ai.Është e mundur që reja të jetë shkaktuar nga pluhuri i çimentos që u ngrit lart nga flladi i erës që fryn pranë bregdetit.