Shqiptarët neglizhojnë sigurimin e jetës, raporti i AMF: Më shumë kujdes për makinat VIDEO
Shqiptarët nuk e duan jetën, ose nuk kanë mundësi që ta sigurojnë.Ky është përfundimi që del nga të dhënat e raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare për 2013.Relatorja e raportit të AMF-së, Blerina Gjylameti, ka deklaruar se pavarësisht se sigurimi për jetën është rritur gjatë vitit që lamë pas, përsëri mbetet shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera.“Që krahas ndërgjegjësimit të qytetarëve duhet të kërkojnë dhe gjejnë mekanizma të tjerë shtesë, të cilat do të rrisin vëllimin e sigurimeve në krahasim me produktin e brendshëm bruto. Gjithashtu nga raporti kostatohet lehtë se është shumë i rëndësishëm niveli i kapitalizimeve që operojnë në tregun e sigurimeve pasi shërben si një garanci për qytetarët e siguruar” tha Gjylameti.Në lidhje me rritjen e sigurimeve të automjeteve kryetarja e AMF-së, Enkeleida Shehi, shpjegon se ka ardhur si pasojë e konkurencës së fortë dhe rritjes së numrit të aksidenteve.“Janë të detyrueshme që kompanitë ti mbledhim për arsye të domosdoshmërisë që të kenë likuiditet për pagesën e dëmeve, jo vetëm të dëmeve që ato sigurojnë por edhe të dëmeve të makinave të pasiguruara. Në këtë mënyrë tendenca, siç e përmenda pak edhe më lart ka qenë që shoqëritë të kenë rrezik që të mos kenë likuiditet për pagesat e dëmeve dhe situata të mos jetë fort e kënaqshme”u shpreh Shehi.Në raportin e AMF-së konstatohet ndër të tjera edhe një rritje e numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve private, ku regjistrohen rreth 7 mijë e 800 persona.